MOSKË – Kremlini paralajmëron për pasoja nëse BE ndalon hyrjen turistëve rusë në bllok

by admin
Spread the love

MOSKË, 30 gusht /ATSH-DPA/- Kremlini paralajmëroi BE-në se do të ketë pasoja në rast se miratohet vendimi për ndalimin e hyrjes së turistëve rusë në bllok.

“Rusia nuk do ta lërë një vendim të tillë pa përgjigje dhe do të mbrojë interesat e qytetarëve të saj”, deklaroi sot në Moskë zëdhënësi Dmitry Peskov, sipas agjencisë shtetërore TASS.

“Ky është një vendim shumë serioz që po drejtohet kundër qytetarëve tanë”, tha ai.

“Shtetet e BE-së, megjithatë, kanë mbajtur qëndrime të ndryshme”, tha Peskov, duke e quajtur planin e bllokut impulse anti-ruse, që demonstronin një mungesë absolute të arsyes.

Për ditë të tëra, ka pasur diskutime rreth propozimit për të ndaluar hyrjen e qytetarëve rusë në bllok, ndërkohë që banorët po vdesin në Ukrainë për shkak të veprimeve të Moskës.

Deri më tani nuk ka një politikë të koordinuar të BE-së. Gjermania dhe Franca janë kundër propozimit për të ndaluar hyrjen e qytetarëve rusë në BE. Vende të tilla si Republika Çeke, ndërkohë, kanë ndaluar lëshimin e vizave të reja për qytetarët rusë për një kohë të caktuar.//.a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like