MOSKË – Argjentina në bisedime me Moskën për të reduktuar kreditë nga SHBA-ja dhe FMN-ja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg



MOSKË, 3 shkurt /ATSH-DPA/- Argjentina ka nisur bisedimet me Rusinë për të reduktuar varësinë e saj ekonomike nga Shtetet e Bashkuara dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Ne duhet të hapemi me vendet e tjera dhe Rusia mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë,” tha presidenti argjentinas Alberto Fernández gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin sot në Moskë

Ai gjithashtu i ofroi Putinit ndihmë në rritjen e aksesit të Rusisë në tregun e Amerikës Latine.

Buenos Aires së fundmi ra dakord të shlyente kreditë prej rreth 44 miliardë dollarësh për FMN-në, pas disa muajsh negociatash. Argjentina ka shumë borxhe ndaj fondit dhe marrëdhëniet mes tyre janë të tensionuara. Shumë persona në Argjentinë fajësojnë FMN-në për vështirësitë sociale pasi shteti falimentoi në fillim të viteve 2000.

Në takimin në Moskë, Fernández falënderoi Putinin për furnizimin e vaksinave gjatë fazave të hershme të pandemisë, kur fushata e vaksinimit të Argjentinës mbështetej pothuajse ekskluzivisht në vaksinën ruse Sputnik V.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDy mjeke i shtohen Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT
Artikulli tjetërMeta: Kushtetuesja s’mund të më shkarkojë


You may also like