MOSKË – Aktivisti rus i të drejtave të njeriut Oleg Orlov dënohet me dy vjet e gjysmë burg

by admin
Spread the love

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/- Aktivisti rus i të drejtave të njeriut Oleg Orlov është burgosur për “diskreditim të përsëritur” të forcave të armatosura ruse duke protestuar kundër luftës në Ukrainë.

Bashkëkryetari i organizatës fituese të çmimit Nobel për Paqe “Memorial”, u dënua me dy vjet e gjysmë burg, përpara se të nxirrej nga salla e gjyqit në pranga.

Orlov u akuzua pasi mori pjesë në demonstratat kundër luftës dhe shkroi një artikull me titull “Ata donin fashizëm. Ata e morën atë”, në 2022.

Fillimisht ai u gjobit, por një rigjykim u urdhërua pasi prokurorët u ankuan se dënimi ishte shumë i lehtë.

“Ata e morën me pranga, të shoqëruar nga dhjetëra policë me fytyra të mbuluara dhe qen me zinxhirë.

Oleg Orlov, fytyra historike e disidencës ruse, bashkëthemelues dhe president i OJQ-së Memorial, fituese e çmimit Nobel për Paqen, të ndaluar nga autoritetet, u dënua me dy vjet e gjysmë burg.

Një burrë 70-vjeçar, me syze, flokë të bardha dhe mustaqe, trajtohet si krimineli më i rrezikshëm pasi ka shkruar një tekst kundër ofensivës ruse në Ukrainë.

Agjentët e gjykatës Golovinsky në Moskë nuk humbën kohë. Ata i vunë prangat në kyçet e dorës dhe e morën me vete duke kaluar mes mbështetësve që e duartrokisnin”, sipas të përditshmes italiane “La Repubblica”. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like