Moska tallet me treshen europiane në Kiev: Adhuruesit e bretkosave, salsiçeve dhe spaghettit…

by admin
Spread the love

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev u tall me vizitën e tre liderëve evropianë në Kiev, duke i quajtur ata të padobishëm në një postim në Teitter, duke u përmendur atyre stereotipet kombëtare.

“Adhuruesit evropianë të bretkosave, salsiçeve dhe spaghettit duan të vizitojnë Kievin,” shkroi ai në anglisht, duke aluduar për presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin italian Mario Draghi.

Medvedev ishte president i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012 dhe aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Që nga fillimi i pushtimit rus, ai ka tallur deklaratat e politikanëve evropianë në llogarinë e tij në Twitter.

“Vizita e liderëve europianë nuk ka asnjë dobi. Ata i premtuan Ukrainës anëtarësimin në BE dhe armët e vjetra, dhe udhëtuan me tren, siç bënë 100 vjet më parë.

Po, kjo nuk do ta sjellë Ukrainën më afër paqes. Ora po troket”, shtoi ai në Twitter.

You may also like