Mosha e mesme dhe çlirimi nga mania për t’i pëlqyer të tjerëve

by admin
Spread the love

Nga Luigi Ripamonti

“Në mes të rrugëtimit të jetës sonë, e gjeta veten në një pyll të errët” është citati i parë dhe mëi dukshëm, që të vjen ndërmend kur mendon për “moshën e mesme”. Është paksa sfiduese, sidomos duke reflektuar mbi faktin që ndoshta Dante Aligeri kishte pak a shumë në mendjedikë që ishte rreth 35-vjeç.

Që nga ajo kohë jetëgjatësia është zgjatur, dhe nëse doni mund të arrijmë tek MarçeloMarkezi, që në vitin 1963 këndoi këngën Mesoburri”, duke u shprehur ndër të tjera:”Sa e bukur mosha e mesme:qetësi, relaks, është epoka më e bukur e rrugëtimit të jetës sonë, e cila do të jetë e gjitha rozë.

Dhe nga pamja fizike ai dukej shumë më i moshuar nga sa e kishte menduar Dante njëmesoburrë në kohën e tij. Ne mund të arrijmë në ditët e sotme, duke gjetur ndonjë moment tjetër historik të përparimit të mesjetës mitike. Por do të ishte pak i dobishëm, sepse është një koncept që evoluon me shpejtësi, si për shkak të ndryshimeve të kushteve fillestare (ushqyerja, kujdesi mjekësor etj), me korrelacionet e tyre biologjike, por edhe për shkak tëperceptimit të ndryshëm psikologjik.

Ndryshe nga sa pretendonte Marçelo Markezi, sot ndjesia e moshës së mesme mund të jetë e dominuar nga turpi. Por fakti që kushtet e efikasitetit fizik dhe mendor që përputhen deri më tani me të, janë zhvendosur përtej moshës 60 vjeç, mund të jetë disi ngushëllues.

Kushdo që e ka anashkaluar sot “derën” e tretë, e ka përjetuar vetë revolucionin rinor të gjysmëshekullit të kaluar, duke i bërë të ndihen “të moshuar” prindërit e tyre Por ajo nuk është asgjë në krahasim me atë që imponon sot shoqëria, me evolucionin e saj shumë të shpejtë, ku edhe një 20-vjeçar mund të ndihet i vjetruar.

Akrepat që shënojnë kohën nuk janë më tik-tak, por Tik Tok. Prandaj, çfarë dobie ka të dimë se mosha e mesme është shtyrë paksa më tej”? Varet. Mund të jetë pak ngushëlluese nëse dikush mendon të llogarisë vlerën e tij si njeri, duke numëruar pëlqimet që merr në rrjetet sociale.

Por mund të vlejë shumë nëse ato shërbejnë për të konfirmuar vlefshmërinë dhe vlerën e tij duke u shkëputur nga nënshtrimi psikologjik i konsensusit sipërfaqësor. Tek e fundit, mosha e mesme thjesht mund të përkojë me fazën e jetës, në të cilën njeriu mund të ndalojë së qeni i një i burgosur i manisë të kënaqur dikë, dhe për ti bërë vend ndërgjegjësimit se i shërbendikujt. Dhe nga kjo, dhe jo nga forca apo pamja fizike, buron edhe respekti për veten. / Corriere della Sera” – Bota.al

You may also like