Mos u zgjofsha këtu të dielën, ja kush e ka radhën

by admin
Spread the love

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania duket shumë e ngarkuar dhe nuk ka gjetur qetësi prej më shumë se një jave. Fillimisht debati i fortë e me tone të ashpra mes Olta Gixharit e Gent Hazizajt, që përfshiu të gjithë shtëpinë e tashmë historia e Luiz Ejllit që ka tronditur të gjithë Shqipërinë.

Këngëtari rrëfeu pak ditë më parë se vuan nga një sëmundje e rrallë, ndërsa në spektaklin e të martës ai e mohoi, duke deklaruar se kjo nuk ishte historia e tij, por e një shoku dhe ka gënjyer. Pas analizave të kryera të martën, rezultoi që këngëtari gëzon shëndet të plotë. Ende nuk dihet si qëndron e vërteta, por Luizit i janë vënë kundër thuajse të gjithë banorët.

E për këtë arsye, ai ka pasur edhe debate të shumta gjatë këtyre ditëve në shtëpi me shumë prej konkurrentëve, ndërsa ka deklaruar se nëse nuk del të shtunën, ai do të hapë ‘luftë’ me disa prej tyre. E në shënjestrën e Luizit është pikërisht  aktorja Olta Gixhari, me të cilën ai ka pasur debate të herë pas hershme.

Luizi: Mos u zgjofsha këtu të dielën, Olta Gixhari!

Kiara: Boll me këto muhabete!

Mikela: Nuk është momenti!

You may also like