“Mos thuaj kurrë forca Juve”/ Tifozët e ngacmojnë për bardhezinjtë, Lukaku jep përgjigjen e prerë

by admin
Spread the love

Romelu Lukaku është një shndërruar në një nga telenovelat e kësaj merkatoje verore, me sulmuesin belg që dukej sikur do të rikthehej te Interi, klub të cilin e cilësonte si dashurinë e tij të madhe.

Por, një ndërhyrje e Juventusit bëri që Lukaku të refuzonte zikaltërit dhe të priste bardhezinjtë që nga ana tjetër duhet të lirohen nga Dusan Vlahovic para se të lëvizin konkretisht për belgun.

Megjithatë, vetë Lukaku duket sikur i hedh poshtë të gjithë këto hipoteza dhe teksa pyetet nga tifozët në Belgjikë shprehet se nuk ka një marrëveshje me Juventus.

“Nëse firmos me Juventus, mos thuaj kurrë forca Juve”, ishin fjalët e një grupi tifozësh drejtuar Lukakut.

“Jo jo, kurrë. Nuk besoj se ajo marrëveshje do të kompletohet”, ishte përgjigja e Lukakut që mund të ketë ndryshuar sërish “kurs”.

Kujtojmë se për Lukakun ka oferta edhe nga Arabia Saudite, klube të cilat i ofrojnë shumë më tepër nga ajo që mund të përfitoj në Europë./ Shqip


Top Channel

You may also like