Mos gjykoni me standard të dyfishtë, nuk është normale

by admin
Spread the love

Ardit Çuni është një nga konkurrentët e programit të kërcimit “Dancing With The Stars”, i cili ka shkëlqyer me performancat e tij gjatë këtyre javëve. Mirëpo, në puntatën e kaluar, pas kërcimit të tij me Jorën, ai ka shpërthyer ndaj jurisë pas votimit, duke thënë se gjykimi është me standard të dyfishtë.

Mendoj që në këto moment të lojës ku jemi është mëse e drejtë të gjykoni me një standard dhe jo me dy standarde. Me kaq besoj se i kam thënë të gjitha” – u shpreh Arditi në sallë, teksa e vazhdoi sërish diskutimin e tij në Gold Room.

Mendoj që u shpreha qartë, e kam thënë edhe në klip dhe do vazhdoj ta them derisa ta shikoj të zbatuar. Mendoj që këtu po gjykohet me standarde të dyfishta sepse për të njëjtat disiplina në konkurrentë të ndryshëm shihen gjëra të ndryshme, vlerësohet sipas pritshmërive që kanë për secilin prej konkurrentëve dhe kjo nuk është e drejtë.

Në fund të ditës nëse dikush ka më shumë pritshmëri për mua nuk mund të më vlerësojë më pak dhe ndërkohë për dikë që ka më pak pritshmëri e vlerëson më shumë thjesht sepse aq ka dhe aq jep. Kjo nuk është normale sepse jemi në javën e dhjetë. E kam për të gjithë jurinë përveç Elvanës”- tha Ardit Çuni në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars” në Top Channel.

You may also like