Mos e zgjat si muhabet, po e tepron

by admin
Spread the love

Duket se aventura ka nisur zyrtarisht në Big Brother VIP, teksa shtëpia po dëgjon tashmë edhe debatet e para mes disa prej banorëve. Së fundmi, një debat ka ndodhur mes dy prej konkurrentëve, aktorit të njohur Gent Hazizi dhe ish-konkurrentes së Përputhen, Efi.

Kjo e fundit ka akuzuar aktorin se ai shpërdoron ushqimin dhe kaq është dashur që debate të ndizet me tone të ashpra. Genti i ka kërkuar mos t’i vendosë fjalë në gojën e tij që ai nuk i thotë, ndërsa ka theksuar se ai nuk e shpërdoron ushqimin pasi është njeri familjar.

Më tej, debate ka agravuar mes dy konkurrentëve, të cilët i kanë kërkuar njëri-tjetrit të heshtin, por askush nuk ka lëshuar pe. Madje, Efi e ka akuzuar Gentin se ai ka marrë rolin e dikujt që ka qenë vjet pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP.

Genti: Mos më vë në gojë fjalë që unë nuk i them, dakort? Unë jam i pari që nuk shpërdoroj ushqimin duke qenë njeri familjar.

Efi: Po mirë po e tepron kot tani, po e zgjat kot

Genti: Jo ti po e tepron kot, ti po futesh kot, lëre tani mos e zgjat!

Efi: Nuk mund të më thuash mua mos e zgjat, flas sa të dua

Genti: Mos e zgjat si muhabet, ti do vëmendje

Efi: Vëmendjen e kemi që të gjithë po mesa duket ke marrë rolin e dikujt tjetër që ka qenë vjet këtu dhe të pëlqen.

You may also like