Mos bëni rrëmujë para sporteleve, do ju vjen “SMS” kur t’i keni gati pasaportat – Shqip

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme në një komunikatë për media, ka njoftuar se me qëllim lehtësimit të procesit të marrjes së pasaportave të gatshme, nga dita e hënë, do t’ju dërgoj SMS porosi qytetarëve të cilët e kanë gati pasaportën.

Po ashtu qytetarët do të mund që në faqen mvr.gov.mk të kontrollojnë nëse pasaporta e tyre është e gatshme.

“I lusim qytetarët të cilët nuk kanë marrë SMS porosi ose në faqen e internetit të MPB-së nuk kanë konfirmim se pasaporta e tyre është e gatshme të mos vijnë në objektin e RTVM-së për shkak se kjo nënkupton se dokumenti i tyre nuk është i gatshëm. Kjo vlen për qytetarët të cilët janë fotografuar në objektin e RTVM-së ose në SP ‘Prolet’.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Qytetarët të cilët janë fotografuar në pikat tjera në Shkup ose në qytetet tjera, pasaportat e gatshme do të do t’i marrin sikurse deri tani.

You may also like