“Mos bëj të moralshmen”, Sindi Loci i kthehet ashpër ndjekëses: Zhulaqe, do të më njollosësh

by admin
Spread the love

Sindi Loci është një nga ish-konkurrentet e Përputhen, e cila është bërë mjaft e njohur me pjesëmarrjen e saj në këtë program dhe mbahet mend ende sot e kësaj dite për deklaratën e saj, ku zbuloi se ishte ende e virgjër. Ajo vijon të ketë vëmendjen maksimale të ndjekësve të saj, por jo vetëm.

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, pas ekranit, tashmë është shumë aktive në rrjete sociale, ku publikon herë pas here foto të ndryshme në “Instagram” dhe bën biseda virtuale me ndjekësit e saj. Së fundmi, Sindi ka publikuar një video ku shfaqet shumë provokuese me një veshje ngjyrë të kuqe.

Teksa video në fjalë ka marrë shumë pëlqime dhe komente të shumta, ka pasur edhe nga ata ndjekës që e kanë kritikuar Sindin. Disa fansa mendojnë se ajo ka ndryshuar shumë që pas pjesëmarrjes në “Për’puthen”, teksa njëra i shkruan që mos të bëjë të moralshmen në Instagram. Pikërisht këtij komenti, Sindi ka vendosur t’i kthejë përgjigje.

“E tmerrshme je Sindi, të paktën mos e luaj të moralshmen këtu”, i shkruan ndjekësja, teksa Sindi i përgjigjet: Pse moj znj. INJORANCE morali shihet tek veshja??? Shko gjej ndonjë skandal për mua nëse do gjesh dhe atëherë flit për moralin tim… dyshoj se do gjesh gjë se një femër me karakter dhe moral gjithmonë e tillë do ngelet pavarësisht zhulaqeve si puna jote që duan ta njollosin… E vërteta ngelet e vërtetë”- është përgjigjja e ashpër e ish-konkurrentes së “Për’puthen”.

The post “Mos bëj të moralshmen”, Sindi Loci i kthehet ashpër ndjekëses: Zhulaqe, do të më njollosësh appeared first on Telemedia.

You may also like