Morata nuk do të blihet, Juventusi e gjen zëvendësuesin e tij në Serie A

by admin
Spread the love

Juventusi është vënë në lëvizje për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Kështu drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po mendojnë për një lojtar që do të zëvendësojë Alvaro Moratan në sulm, pasi kartoni i spanjollit nuk do të blihet, por do të rikthehet tek Atletico Madrid.

Për rrjedhojë ata kanë hedhur sytë nga një sulmues që konsiderohet ideal për skemat e Allegrit. Bëhet fjalë për kolumbianin e Atalantës, Luis Muriel. Këtij të fundit kontrata i skadon në vitin 2023 dhe me shumë gjasa nuk do të rinovojë me bergamaskët.

Nga ana tjetër, Juventusi kërkon të përfitojë nga kjo situatë për ta afruar në Torino. 20 milionë euro kërkon Atalanta për të lënë të lirë lojtarin, një shifër që Juventusi nuk bie dakord. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Juventusit po negociojnë që të ulin çmimin. /oversport.tv

You may also like