Morata: Do të doja të shënoja, por rëndësi ka të fitojë ekipi

by admin
Spread the love

Nuk ka rëndësi goli personal përpara fitores së ekipit. Të paktën kështu thotë Alvaro Morata përpara takimit kundër Spezias. Ai është në kërkim të golit prej disa kohësh dhe mediat italiane kanë filluar ta konsiderojnë në krizë sulmuesin spanjoll.

Megjithatë, përpara takimit, ai foli për DAZN ku ndër të tjera u ndal edhe te objektivi i Juventusit. Për të rëndësi kanë vetëm tre pikët, pavarësisht faktit se ai dëshiron të shënojë edhe personalisht.

“Vetëm karakteristikat e shokëve të skuadrës ndryshojnë, por dëshira për të fituar mbetet e njëjtë. Nuk ka rëndësi se kush luan! Ne jemi të gjithë në dispozicion dhe të gatshëm për të ndihmuar ekipin. Do të doja të shënoja, por e rëndësishme është që skuadra të fitojë dhe ne jemi këtu për të marrë një rezultat të mirë”. /oversport.tv

You may also like