Monza rikthehet te suksesi në kampionat, Fiorentina triumfon në “Marassi”

by admin
Spread the love

Pas tre humbjeve radhazi në kampionat, Monza rigjen fitoren pasi mposht në shtëpi Veronën 2-0. Miqtë mbeten me 10 lojtarë pa kaluar 30 minuta lojë, pasi Magnani merr karton të kuq pas një faulli në dëm të Dany Mota.

Golat e vendasve shënohen në pjesën e dytë. Carlos Augusto zhbllokon sfidën, ndërsa Colpani vulos suksesin e debutuesve në fund të sfidës. Dëmtimi Sensit (që la fushën duke qarë me barrelë) është i vetmi lajm i keq për Monzan në këtë sfidë.

Fiorentina shënon nga një gol për çdo pjesë dhe mposht Sampdorian në “Marassi”. Bonaventura kalon në avantazh miqtë pas vetëm 4 minutave lojë, ndërsa në pjesën e dytë Milenkovic me kokë shënon golin e sigurisë. Skuadra e Italianos merr suksesin e dytë radhazi në kampionat dhe ngjitet në vendin e 11-të në renditje. / Oversport.tv

Foto: Hellas Verona FC Twitter

You may also like