Monza nuk ndalet në merkato, firmos me talentin francez për tre sezone

by admin
Spread the love

Monza vazhdon të afrojë lojtarë në merkaton e verës. Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani kanë bërë një tjetër përforcim për ekipin në vitin e parë të klubit në Serie A.

Këtë herë Monza ka afruar talentin Warren Bondo. Ky i fundit është transferuar në Serie A pasi përfundoi aventurën me klubin francez të Nancyt. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Monza me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të thuhej se 18-vjeçari Bondo ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin e Monzës deri në vitin 2025. /oversport.tv

Foto: AC Monza, Twitter

 

You may also like