Monza nuk ndalet në merkato, afron Caprarin dhe talentin e Juventusit

by admin
Spread the love

Monza nuk po ndalet në këtë merkato vere. Andriano Galliani ka bërë edhe dy përforcime të tjera për ekipin e tij. Gianluca Caprari dhe Filippo Ranocchia janë dy afrimet më të reja të klubit të Berlusconit.

Ka qenë vetë klubi i Monzës që ka bërë public lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare. Për sa i përket transferimit të Caprarit, ai vjen në formë huazimi me detyrim blerje nga Hellas Verona.

Po në formë huazimi, por këtë herë të thjesht transferohet edhe Filippo Ranocchia nga Juventusi. Monza po punon gjithashtu të afrojë nga Napoli edhe sulmuesin Andrea Petagna. /oversport.tv

Foto: AC Monza, Twitter

You may also like