Montreali “kopjon” Tiranën/ Ngjyrosen muret e qytetit, kthehen në vepra arti

by admin
Spread the love

Muret e godinave në Montreal të Kanadasë po shndërrohen në vepra arti përpara syve të kalimtarëve për edicionin e dhjetë të MURAL, një festival kushtuar krijimtarisë dhe demokratizimit të artit urban.

Drejtori i përgjithshëm i eventit, Pierre-Alain Benoît, thotë se gjatë dhjetë viteve të fundit, MURAL është bërë “gjithnjë e më shumë i njohur si një lider në artin urban në Amerikën e Veriut”.

“Montreali është njohur prej kohësh si qytet i kulturës, qytet i artit, qytet i festivaleve dhe festave verore. Por këto 10 vitet e fundit, MURAL ka marrë gradualisht stafetën në promovimin e artit të rrugës, e kjo sigurisht falë nesh që jemi përfshirë, falë të gjithë artistëve dhe atyre që punojnë me evente të tilla çdo vit”, tha Benoît.

Duket se një festival i tillë ka qenë i nevojshëm, ndaj dhe ka gjetur menjëherë hapësirë e mbështetje.

“Ne kemi qenë të përjashtuar për një kohë shumë të gjatë nga çdo shprehje kulturore. Kështu që të jem në gjendje ta kem artin tim pjesë të një platforme  kaq të madhe sa kjo dhe ta kem të aksesueshëm edhe për një audiencë të gjerë, jo vetëm në një muze apo galeri arti, është vërtet e mirëpritur. Kështu, ndaj artit tonë ka qasje një numër shumë më i madh njerëzish dhe kjo është e mrekullueshme. Është një hap i madh përpara”, tha Caroline Monnet.

Është gjithmonë një sfidë jo e vogël për një festival  që të vlerësohet nga një publik kaq i gjerë, megjithatë MURAL duket se ka qenë në gjendje të lërë gjurmën e tij, duke kultivuar një bazë të besueshme admiruesish.


Top Channel

You may also like