Monstra e deteve/ Nëndetësja ‘vrasësja e qyteteve’ e Putin pikaset 400 km nga kufiri i NATO-s

by admin
Spread the love
Pamjet satelitore të nëndetëses Bolgorod në Arktikun Rus

Nëndetësja e njohur si ‘vrasësi i qyteteve’ e pajisur me dronin bërthamor Poseidon është pikasur vetëm 270 milje nga kufiri i NATO-s në një foto satelitore.

Belgorodi famëkeq u pa i ankoruar në një port në Severodvinsk – afër Arktikut Rus – në atë që vlerësohet si paralajmërimi më i fundit tronditëse i Putinit për Perëndimin.

Sipas ekspertit të mbrojtjes H.I. Sutton, nëndetësja “besohet se është kthyer pas një periudhe të gjatë kur ajo u zhduk’ në Detin Barents, në veri të gadishullit Kola të Rusisë.

Nëndetësja e fuqishme K-329 Belgorod mund të shkaktojë cunami radioaktive dhe të zhdukë brigjet e një qyteti pranë të cilit ajo hidhet.

Në muajin korrik u raportua se si marina ruse mori dorëzimin e nëndetëses më të gjatë të ndërtuar ndonjëherë dhe muajin e shkuar u raportuar zhdukja e saj nga radarët perëndimorë.

Imazhet e fundit sugjerojnë se Putini po bën gjithçka për të fshehur vendndodhjen e makinerisë së tij luftarake 14,700 tonëshe, duke nxitur spekulime nga ekspertët se ajo mund të përdoret si një shfaqje force.

H.I. Sutton tha më parë për La Reppubblica: “Është një lloj krejtësisht i ri i armës që do t’i detyrojë marinat perëndimore të ndryshojnë planifikimin e tyre dhe të zhvillojnë kundërmasa të reja.”

I njoftuar për herë të parë në vitin 2015, disa menduan se Poseidon nuk do të realizohej – por ai u nis në heshtje për herë të parë vitin e kaluar mes kërcënimeve për fundosjen e anijeve luftarake britanike dhe amerikane në Detin e Zi.

Ai thuhet se ka qenë në zhvillim që para rënies së Bashkimit Sovjetik.

Dizajni revolucionar – i bazuar në nëndetëset e raketave të klasit Oscar II – është modifikuar gjerësisht për t’u specializuar në misione të fshehta.

Christopher A Ford, një ish-ndihmës sekretar i shtetit për Sigurinë Ndërkombëtare, i tha CNN se silurët e kësaj nëndetëseje ishin duke u projektuar për të “përmbytur qytetet bregdetare të SHBA me cunami radioaktive”.

Këto foto vijnë një ditë pas paradës së ditës së diel, të një nëndetëseje tjetër 3000 tonëshe në rrugët e Shën Petërburgut në Rusi.

Pamje nga parada e nëndetëses K-3 Leninsky Komsomol në Shën Peterburg, Rusi

E ndërtuar në vitin 1957, K-3 Leninsky Komsomol ishte nëndetësja bërthamore e parë e Bashkimit Sovjetik – dhe tani është vendosur të bëhet një muze në qytetin e Kronstadt, afër Shën Petersburg.

Nëndetësja e madhe u parakalua nëpër qytet ditën e diel në udhëtimin e saj drejt vendit ku do të montohet dhe shndërrohet në një muze.

You may also like