Monaco nuk e mban ritmin e kryesuesve, Nice e turpëron në Principatë

by admin
Spread the love

Monaco pësoi një humbje befasuese në shtëpi, duke u mundur nga Nice në një ndeshje shumë të bukur me raste e gola.

Nice arriti që të shfrytëzonte tri herë në pjesën e parë, duke i dhënë një goditje të fortë vendasve që pas 9 ndeshjesh rikthehen te humbja në kampionat.

Moffi arriti që të zhbllokonte ndeshjen në të tetën minutë, ndërsa në të 26-ën shënoi të dytin persona.

Pa u mbyllur pjesa e parë Thuram shënoi një gol mjaft të bukur, duke i dhënë goditjen e tretë Monacos, që në pjesën e dytë hodhi titullarët Diom, Ben Yedder e Golovin, të cilët nuk e ndryshuan dot fatin e kësaj sfide.

Monaco mbetet në kuotën e 50 pikëve dhe lëshon terren në garën për zonën Champions, ndërkohë që Nice, pas këtij suksesi, shkon në kuotën e 41 pikëve, duke parë Europën më afër.

Kjo ishte ndeshja e tetë që Nice nuk humbet në kampionat, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka pësuar vetëm 2 gola.


Top Channel

You may also like