Momenti rrëqethës kur FSK shpëton nga rrënojat vajzën dyvjeçare (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot kanë bërë punë të madhe, duke shpëtuar një nënë bashkë me vajzën e saj dyvjeçare, nga rrënojat, në Turqi.

Pjesëtarët arritën që ta gjejnë dhe dërgojnë vajzën tek ekipet mjekësore, ndërkohë që e gjithë kjo u mirëprit me duartrokitje.

Gëzimi për gjetjen e vajzës ishte aq i madh, saqë foshnja puthej nga çdo ushtar që e kishte në duar, shkruan Klankosova.tv.

FSK tha se ekipet e Kërkim-Shpëtimit që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë, ndërsa në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dyvjeçare dhe më vonë kanë arritur që ta shpëtojnë edhe nënën e saj.

You may also like