Momenti i parë në histori kur edicioni i lajmeve u bë me ngjyra! – Shqip

by admin
Spread the love

I keni parë ndonjëherë videot kur imazhet në televizor u bënë me ngjyra?

Për herë të parë në histori, në fund të vitit 1950 u panë ngjyrat në televizor, pas një periudhe të gjatë ku filmimet ishin bardh e zi. Televizionet në mbarë botën “u shndërruan”.

Por edicioni i parë i lajmeve që njohu këtë ndryshim të madh plotësisht, ishte ai në Shtetet e Bashkuara më 14 Prill 1967. Spikeri i kanalit “WMT-TV Channel” në Lowa, Bob Bruner u shpreh: Jam i nderuar që jam i pari personazh televiziv që do shihni me ngjyra, por ka dhe kaq shumë gjëra të tjera për të parë!

Menjëherë më pas, ky ndryshim u përhap në Australi, Norvegji e Malajzi. Një nga videot më të hershme me ngjyra është dhe ajo e Presidentit të 34-t amerikan Dwight David Eisenhower.

Edhe pse pamjet me ngjyra u bënë të mundura që në 1954, ato ishin tejet të shtrenjta dhe shumë pak televizione arritën t’i blejnë./tvklan.al

You may also like