Momenti i frikshëm kur kamioni bie nga mbikalimi dhe merr flakë (Pamjet e rënda)

by admin
Spread the love

Momenti i tmerrshëm, kur një kamion bie nga mbikalimi dhe përplaset me një mjet tjetër, është kapur në kamera.

Ngjarja ka ndodhur në Teksas, SHBA.

Kamioni u përplas me një automjet tjetër sipas Departamentit të Policisë Allen.

Përplasja e rëndë e hodhi kamionin nga ana e djathtë e mbikalimit, duke rënë në rrugën poshtë

Kamioni i shërbimit postar USPS përplaset fillimisht me barrierat mbrojtëse, më pas shembet mbi makinën tjetër e më pas merr flakë.

Nga aksidenti tragjik humbi jetën drejtuesi i kamionit, i identifikuar si 71-vjeçari Gustavo Gomez.

Sipas mediave lokale, ai bënte këtë punë prej 21 vitesh.

Lexo lajme interesante

You may also like