Momentet kur bashkëshorti britanik shoqëron gruan drejt shkëmbit turistik para se ta shtynte drejt vdekjes nga 20m lartësi (fotot)

by admin
Spread the love

Pamje të rënda janë publikuar dje nga mediat britanike ku shihet një bashkëshort abuziv që shoqëron gruan e tij drejt një shkëmbi turistik në Skoci nga ku do ta shtynte tragjikisht drejt vdekjes.

29 vjeçari Kashif Anwar, u shpall sot fajtor për vrasjen e Fawziyah Javed nga juria e Edinburgh.

31-vjeçarja u shty drejt vdekjes në shtator 2021 cka i shkaktoi asaj plagë të shumta, si dhe vdekjen e fëmijës së palindur që kishte në bark.

Anwar, nga Leeds në veri të Anglisë, mohon akuzat por pas gjyqit një-javor u shpall fajtor.

Ai thotë se gruaja e tij ra drejt vdekjes pasi përplasi kokën teksa tentonte të bënte foto.

Fawziyah ishte rreth 17 javë shtatzënë kur u shty drejt vdekjes.

Në fjalët e saj të fundit para vdekjes gruaja kishte rrëfyer se bashkëshorti i saj e kishte shtyrë të binte.

24 vjeçarja Daniyah Rafique, kishte shkuar te avokatja në momentet e para pas rënies fatale, ku gruaja fatkeqe i kishte thënë: “Mos lër të më afrohet burri im, ai më shtyu”.

Rresteri i policisë Rhiannon Clutton, 35 vjeç, gjithashtu dëshmitar në vendngjarje, dëshmoi se zonja Javed i kishte thënë se bashkëshorti e kishte bërë pasi ajo i kërkoi t’i jepnin fund martesës.

Gjykatësi Lord Beckett dha dënim të përjetshëm për Anwar me një minimum prej 20 vitesh.

Ai tha: “Ajo kishte besim se ti nuk i doje të keqen kur pranoi ta shoqëroje në kodrën Arthur’s Seat megjithëse kishte frikë nga lartësitë dhe ishte shtatzënë.”

“Sikur të kishte jetuar ajo do të kishte lindur fëmijën tënd disa muaj më vonë, por dhe ajo jetë u shua nga ti”.

Inspektori i policisë Bob Williamson, tha: “Është një kohë e vështirë e traumatike për familjen e Fawziyah që janë të tronditur nga vdekja e saj”.