Momentet e përgjakura ku katolikët filipinas vetë-lëndohen me kamzhikë në ritualin para Pashkëve (video-foto)

by admin
Spread the love

Në imazhe të pazakonta sot nga Filipinet shiheshin burra katolikë që në një ritual të dhunshëm fetar të para-Pashkëve, që goditeshin të përgjakur me kamzhikë, teksa marshonin pranë kryeqytetit.

Shumë filipinas performojnë ritualin e sakrificës fetare në javën para Pashkëve me besimin se do të pastrojnë mëkatet dhe sëmundjet e tyre si dhe me shpresën e plotësimit të   dëshirave.

Ka rreth 90 milionë katolikë në Filipine, numri i tretë më i madh në botë pas Brazilit dhe Meksikës.

Shumë prej tyre morën pjesë në ritualin e të dielës që shënon hapjen e Javës së Shenjtë të Pashkëve me rituale lutjeje dhe vetë-goditjesh me kamzhikë.

Në pamje shihen të penduarit që marshojnë në rrugët e Mandaluyong teksa godasin veten e njëri-tjetrin me kamzhikë bambuje.

Forca e goditjeve bën që kurrizi i tyre të përgjaket, teksa shumë nga “të penduarit” goditen teksa qëndrojnë të shtrirë me fytyrë nga toka.

Të devotshmit e zbathur shihen gjithashtu të gjunjëzuar në rrugë duke kryer ritualin e dhunshëm teksa spektatorë i shikojnë me admirim.

Të tjerë shihen me duar të lidhura teksa kamzhikët me maja bambuje godasin trupin e tyre.

Janë disa rituale katolike filipinase që riprodhojnë ngjarjet e “Të Premtes së Mirë”, siç është ngullitja e vetes në kryq.

63 vjeçari Ruben Enaje, thotë se të premten do të ngulet me gozhdë në kryq për të 34 herë në ritualin e adhurimit të Krishtit.

Shumica e katolikëve që përbëjnë 80 përqind të filipinasve, raportohet e e konsiderojnë vetë-goditjen me kamzhik një ekzagjerim ose keqinterpretim të besimit, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Kretë fetarë në vend thonë se aktet e sakrificës e devotshmërisë duhet të mjaftohen me lutje, bamirësi dhe veprime dashurie.


Top Channel

You may also like