Moment i bukur/ Reagimi i Alex Ferguson pasi pa pankartën e tifozëve të United për ditëlindjen e tij të 80’të

by admin
Spread the love

Menaxheri më i madh i të gjitha kohërave mbush 80 vjeç në natën e Vitit të Ri.

Ai dje ishte në Old Trafford për të shikuar nga afër ish klubin e tij – Manchester United duke mposhtur Burnley 3-1 për t’u ngjitur në vendin e gjashtë në tabelë.

Ai u prit edhe me një surprizë për ditëlindje nga tifozët vendas.

Para fillimit, tifozët në Stretford End shpalosën një pankartë ku shkruhej “Gëzuar 80-vjetorin Sir Alex”.

Imazhet tregojnë Fergie duke nxjerrë telefonin e tij për të bërë një foto të banderolës dhe më pas e shikon atë me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tij.

Image
Image

Ferguson fitoi 13 tituj të Premierligës, pesë Kupa FA dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve në United gjatë kohës së tij legjendare.

You may also like