Modeli amerikan Jeremy Ruehlemann vdes papritur në moshën 27 vjeçare (fotot)

by admin
Spread the love

Modeli i njohur amerikan Jeremy Ruehlemann ka vdekur javës që shkoi në moshën 27 vjecare, por shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë publik, shkruanin mediat në SHBA.

I riu me origjinë nga New Jersey por që jetonte në  New York City, punonte me disa kompani stili si Christian Siriano e Perry Ellis, si dhe është shfaqur në revista të njohura si GQ.

Gjatë karrierës së tij Ruehlemann ka punuar me fotografë dhe sfilata mode në të gjithë botën shkruan rrjeti, Sky News.

Në llogarinë e tij në Instagram, Ruehlemann shpërndante foto të shumta teksa punonte me modën si dhe me familjarët e tij.

Ndjekësit e tij në rrjetet sociale shkruanin për të: “Më dridhet mishi për këtë që dëgjova, ai ishte një shpirt i pastër e besnik. Dërgoj energji e dashuri për familjarët e tij”.

Përfaqësuesi i tij Jason Kanner i kompanisë ‘Soul Artist Management’, njoftonte vdekjen e papritur të të riut:

“Me trishtim të madh njoftoj se Jeremy Ruehlemann ka ndërruar jetë. Jeremy ishte një njeri autentik, kripa e tokës, kur flisje me të e dëgjoje me sy e më veshë, do të na marrë malli”.