Modeli 23 vjeçar bie drejt vdekjes teksa bënte video në ‘fshatin e fantazmave’ në Itali (fotot)

by admin
Spread the love

Një model i njohur stërvitjeje në rrjet ka humbur jetën pasi ra në një rrëpirë duke filmuar veten dhe miqtë e tij teksa eksploronin një fshat të braktisur në Itali.

Personazhi grek i TikTok, Giorgi ‘Tzane’ Janelidze, 23 vjeç, vdiq dje në rajonin Roghudi Vecchio, Kalabri.

Vdekja e tij u konfirmua nga miku e kolegu Chris Kogias, që ishte me të në ekskursionin fatkeq.

‘Tzane nuk është më me ne,’ shkruante me dhimbje komentatori.

“Ai humbi jetën dje pasdite gjatë udhëtimit tonë në Itali, lutuni për shpirtin e tij.”

Aksidenti ndodhi teksa Janelidze dhe dy miqtë e tij po filmonin një video për mediat sociale.

Treshja po eksploronin një fshat malor italian të braktisur prej viteve 1970.

Sipas raportimeve grupi po qëndronte në një ballkon pa parmakë, dhe i ndjeri kishte rënë thellë në pjerrinën shkëmbore.

Zjarrfikësit e Melito Porto Salvo nxituan për të rekuperuar të riun po ishte tepër vonë.

Modeli i stërvitjes kishte mbi 103,000 ndjekës në rrjetin Instagram, ndërsa nuk duhen arsyet e qëndrimit të tij në ballkonin e pambrojtur.

Janelidze, i cili kishte lindur në Gjeorgji por jetonte në Greqi, njihej si një nga “influencuesit më të mirë grekë në TikTok” dhe postonte vazhdimisht video të stërvitjes dhe udhëtimeve të tij.

Rrjeti Greek Reporter, shkruante se babai të ndjerit po udhëton drejt Kalabrisë për të identifikuar trupin e për ta kthyer atë në Greqi.