Mjeku të thotë se je anemike? Këto janë këshillat që kam për ty – Shqip

by admin
Spread the love

Hemoglobina është një proteinë që gjendet te rruazat e kuqe të gjakut. Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në mbarë organizmin. Nëse keni pak të tilla, dijeni se jeni me anemi, por jam e sigurt se e dini vetë.

Hemoglobina nxjerr dioksidin e karbonit jashtë qelizave dhe në mushkëri. Më pas dioksidi i karbonit nxirret gjatë frymëmarrjes. Sasia e ulët e hemoglobinës vështirëson kryerjen e këtyre funksioneve në organizëm. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për mënyrat e rritjes së nivelit të hemoglobinës në organizëm.

Merrni më shumë hekur – Duke ngrënë më shumë ushqime të pasura me hekur, nivelet e hemoglobinës do të rriten ndjeshëm. Hekuri përmirëson prodhimin e hemoglobinës dhe formimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Ushqimet e pasura me hekur – Mishi dhe peshku, vezët, frutat e thata, brokoli, barishtet, bizelet, arrorët dhe farat, gjalpi i kikirikut. Folati është pjesë e kompleksit të vitaminave B, që luan një rol thelbësor në prodhimin e hemoglobinës. Nëse nuk merrni mjaftueshëm folat, trupi do të preket nga anemia e nxitur nga mungesa e tij dhe nivele të ulëta të hemoglobinës. Ushqimet e pasura me folat: mishi i viçit, spinaqi, orizi, kikirikët, fasulet, avokado, sallata jeshile.

Maksimizoni përthithjen e hekurit – Konsumi i ushqimeve të pasura me hekur është shumë i rëndësishëm, por nëse organizmi nuk e përthith atë, atëherë gjithçka ka shkuar dëm.

Ushqimet e pasura me vitaminë C siç janë agrumet, luleshtrydhet dhe barishtet përmirësojnë përthithjen e hekurit. Përveç vitaminës C, ju mund të merrni edhe vitaminë A dhe beta karoten që maksimizojnë përthithjen e hekurit.

Ushqimet e pasura me vitaminë A: peshku, mëlçia e viçit, kungulli, patatja e ëmbël, barishtet. Ushqimet e pasura me Beta Karoten: Karrotat, patatet e ëmbla, kungulli, pjepri, mango.

You may also like