Mjaftojnë 35 milionë euro, Juventusi hidhet në sulm për yllin e Chelsea

by admin
Spread the love

Juventusi është duke menduar që tani për përforcimin e skuadrës me afrimet e reja. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë nisur kontaktet e para me Christian Pulisic.

Bardhezinjtë kanë folur me agjentin e lojtarit për të parë mundësinë që kanë për të afruar Pulisic. Kontrata e sulmuesit amerikan skadon në qershor të vitit 2024.

Për sa i përket vlerësimit që Chelsea ka për Pulisic, shuma që “Blutë e Londrës” kërkojnë është rreth 35 milionë euro. Mbetet për t’u konfirmuar nëse Juventus e kërkon Pulisic për merkaton e janarit apo të verës së ardhshme. /oversport.tv

You may also like