Mjaft luajtët me intelegjencën tonë, mjaft luajtët kumar për interesin tuaj – Shqip

by admin
Spread the love

Kanë reaguar nga Lëvizja Antibixhoz pasi grupi parlamentar i VMRO-së paralajmëroi se do të kërkon tërheqjen e ligjit për lojrat e fatit.

Ja reagimi i plotë:

Pas lajmit se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të kërkoje tërheqjen e ligjit për lojërat e fatit, ju sugjerojmë dhe rekomandojmë që të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre dhe të mos përdorin fjalor të dyfishtë. Ne i rekomandojmë dhe i themi Mickovskit se MJAFT luajtët me intelegjencën tonë, MJAFT menduat se jeni të pamposhtur,kujtohuni nga erdhët dhe MJAFT luajtet kumar për interesin tuaj. Ne i rekomandojmë se “Ai që robëron mëkatin, mëkati e robëron atë.”  Qëndroni në fjalën e dhënë, përndryshe do të llogariteni dështak të kohës” – thuhet në reagimin e Lëvizjes Anti Bixhoz. /KlanMacedonia/

You may also like