Miu filmohet duke sistemuar fshehurazi çdo natë tryezën e punishtes së burrit në Uells (video)

by admin
Spread the love

Një fotograf që vuri se gjërat e tij zhvendoseshin në mënyrë misterioze çdo mëngjes, zbuloi se një brejtës punëtor sistemonte çdo natë tryezën e tij të punës.

Miu u regjistrua në kamera duke regulluar objektet në kasollen e punës së burrit thuajse çdo natë për dy muaj.

Fotografi i botës së egër Rodney Holbrook kishte vërejtur se sendet e tij në mënyrë misterioze shkonin në vendet e tyre gjatë natës.

Holbrook, nga Powys, në Uells, vendosi një kamera me pamje në errësirë për të zbuluar atë që po ndodhte, dhe regjistroi pamjet e ngjashme me filmin e animuar të vitit 2007 ‘Ratatouille’, ku një mi fshehtas gatuan në një restorant natën.

75 vjeçari tha për mediat: “Kjo vazhdonte prej disa muajsh. Unë ia kam vënë atij emrin miu i rregullt uellsian. Në fillim pashë se ushqimi që lija jashtë për zogjtë përfundonte në disa këpucë kështu që vendosa kamera.”

Pamjet në errësirë tregojnë brejtësin e vogël që mbledh tapa, rroba të vogla, vida, dhe i vendos ato në tryezën e punës së Holbrook.

Holbrook nisi të eksperimentonte dhe me objekte më të rënda për të parë nëse miu mund t’i largonte.

“Nuk e besoja që ai po pastronte vendin. I vendoste të gjitha në një kuti, copa plastike, vida e dado, tani nuk e pastroj më tavolinën se e di që do të kujdeset ai”, thotë me shaka burri.

Një ngjarje e ngjashme është regjistruar dhe në 2019, kur në një video virale në rrjet miu shihej që grumbullonte sendet në stenën e një burri në Bristol në perëndim të Britanisë, shkruan rrjeti TheGuardian.


Top Channel

You may also like