Mitrovic shtang Liverpoolin, “të kuqtë” zhgënjejnë në debutimin sezonal

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Liverpool zhgënjen në debutimin sezonal në Premier League, sepse nuk arrin të marrë më shumë se një barazim në transfertën londineze përballë Fulhamit.

Sfida në stadiumin “Craven Cottage” ka përfunduar me rezultatin 2-2. Vendasit kanë kaluar dy herë në avantazh me Aleksandar Mitrovic, por “të kuqtë” janë kundërpërgjigjur me golat e Darwin Nunez dhe Mohamed Salah.

Ndonëse në nisje të kampionatit konsiderohej si një nga favoritet kryesore për fitimin e titullit, skuadra e Klopp ka zhgënjyer në shfaqjen e parë sezonale në Premier, duke marrë vetëm një pikë në transfertën përballë modestëve të Fulham. / Oversport.tv

Foto: Fulham Football Club Twitter

You may also like