Mitingu i opozitës shpërndahet me gaz lotsjellës, pa paralajmërim në Madagascar (fotot)

by admin
Spread the love

Policia në Madagascar ka shpërndarë brutalisht një miting të opozitës në kryeqytetin Antananarivo, duke lëshuar gaz lotsjellës ndaj rivalëve të presidentit aktual Andry Rajoelina. “Të gjithë kandidatët u bombarduan me gaz lotsjellës,” tha kandidati presidencial opozitar Hajo Andrianainarivelo në konferencën e shtypit pas mitingut.

Në ngjarjen që vjen tre jave para zgjedhjeve të muajit që vjen u plagos ish-presidenti Marc Ravalomanana, sipas korrespondentit të rrjetit francez AFP.

Disa kandidatë opozitarë që tentojnë të largojnë presidentin Rajoelina organizuan marshimin paqësor kundër asaj që ata quanin “grusht shteti institucional” për ta mbajtur në pushtet.

Në një  tjetër marshim të ngjashëm të hënën në kryeqytet forcat e sigurisë lëshuan gaz lotsjellës, teksa policia justifikohej se ndërhyri për të vendosur rendin në mitingun e paautorizuar.

“Ata na mbytën me gaz lotsjellës,” tha një tjetër kandidat presidencial, Jean Brunelle, për AFP. “Ne ishim përpara njerëzve dhe ata thjesht e lëshuan gazin … pa asnjë paralajmërim.”

Ravalomanana, i cili u rrëzua nga posti me një grusht shteti të Rajoelina në 2009, tha se marshimi ishte thirrur “me të njëjtën filozofi si demonstrata e të hënës”, për të siguruar respektimin e ligjit dhe të demokracisë, në mënyrë paqësore.

Megjithë pasuritë e gjera natyrore, Madagaskari mbetet një nga vendet më të varfra e më të korruptuara të botës.

Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë thënë se “po ndjekin me vigjilencë” fushatën para zgjedhjeve të 9 nëntorit atje.