Misteri i vdekjes së pilotit që duhet se u hodh ose ra nga avioni në ajër (fotot)

by admin
Spread the love

Autoritetet në SHBA thotë se besojnë se 23 vjecari Charles Hew Crooks, ose është hedhur, ose çuditërisht ra nga avioni që po bashkëpilotonte me një koleg.

Trupi i tij u gjet në kopshtin e një shtëpie rreth 40 km larg aeroportit ku mjeti duhet të ulej.

Trupi i të riut tragjik Charles Hew Crooks u gjet në kopshtin e pasëm të një shtëpie në qytezën Fuquay-Varina, në Karolinën e Veriut.

23-vjeçari nuk kishte parashutë dhe autoritetet besojnë se ai ra nga lartësia më shumë se 1200 metra, ndërsa thonë se nuk janë të sigurtë nëse ka vdekur para rënies.

Policia thotë se janë duke hetuar se përse Crooks nuk ishte në kabinën e pilotimit kur avioni ishte ngritur në ajër.

Pas uljes së emergjencës në aeroportin Raleigh Durham të premten (29 korrik), u zbulua se avioni i vogël që pilotohej nga Crooks kishte në bord vetëm një nga dy pilotët.

Autoritetet po hetojnë misterin nëse Crooks ra aksidentalisht drejt vdekjes, teksa avioni po ulej pas një problemi që ishte shfaqur në rrotën e tij të djathtë.

“Besoj se incidenti i sotëm është hera e parë e këtij lloji për shumë prej nesh,” tha kreu i policisë vendase Darshan Patel për rrjetin WRAL

Bashkëpiloti i Crooks, emri i të cilit nuk është publikuar, ishte dërguar në spital me plagë të lehta, ndërsa avioni kishte pësuar dëme të konsiderueshme.

Babai i viktimës Hew Crooks, tha për mediat se nuk e kishte idenë çfarë mund të kishte ndodhur.

Policia vendore e përshkruante situatën si “unike” dhe nuk tha nëse ka hapur hetim kriminal.


Top Channel

You may also like