Misioni “Superiore”/ Vora “peshkon” te Watford e Tirana dhe rikthen në Shqipëri ish-in e Laçit

by admin
Spread the love

Vora ka nisur me përforcimet për sezonin e ri, ndërsa misioni kryesor është ngjitja në Kategorinë Superiore.

Skuadra që këtë sezon do të garojë në Kategorinë e Parë ka zyrtarizuar tre afrimet e para.

Vorës i është bashkuar mbrojtësi 27-vjeçar Erhun Obanor, i cili më herë ka luajtur për skuadra si Greuther Furth, Nk Rudes, ndërsa në Shqipëri ka luajtur për klube si Kukësi e Laçi.

Po ashtu Vora ka bërë me dije në rrjetet sociale edhe afrimin e mbrojtësit John David nga akademia e Watford-it.

Ndërsa në Shqipëri ka “peshkuar” mesfushorin Serxhio Tafa nga akademia e Tiranës.


Top Channel

You may also like