Misioni “superiore”/ Elbasani zbret në fushë për kategorinë e parë me objektiva të qarta

by admin
Spread the love

Elbasani rikthehet në fushë për të përgatitur sezonin e ri futbollistik, tashmë në Kategorinë e Parë dhe bashkë më të edhe tifozët të cilët në qendrën stërvitore në qendër të qytetit janë të shumtë në rrethimin e kompleksit, kurioz dhe për t’i treguar djemve dhe stafit drejtues se ata janë aty për t’i mbështetur dhe me të njëjtën dëshirë për t’u ngjitur aty ku dikur ka qenë kjo skuadër në Superiore.

Në brenda thuajse 3 vitesh skuadra e Elbasanit e krijuar nga 0 sot ka arritur të rikuperojë dy kategori dhe të afrohet me objektivin madhor.

“Nisëm pothuajse nga zero çdo gjë, nga kategoria tretë në të dytën dhe tani në të parën, Por ne nuk do të kënaqemi me kaq. Objektivat tanë janë që ne të ngjitemi më lart, skuadra është e re.”– tha Elton Guranjaku / drejtor i klubit AF Elbasani.

Gjithsesi pavarësisht objektivave Kategoria e Parë nuk është e thjeshtë të kalohet dhe për këtë drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm.

“Jo vetëm Flamurtari apo Bylis, por kemi Tomorrin e Beratit, Apolloninë e Fierit apo Lushnja, pra është një kampionat që mund të quhet si një Superiroe e dytë. Ne i dimë të gjitha këto vështirësi por kemi marrë edhe ne masat tona.”- tha Elton Guranjaku / drejtor i klubit AF Elbasani.

Për të arritur objektivin të paktën për të qenë pjesë e 10-të më të mirave të futbollit shqiptarë, Elbasani ka marrë një ish-kampion të tyre të dhe të futbollit tonë si Nevil Dede, I rikthyer në këtë qytet 18 vite pasi ka ngritur edhe kupën e titullit kampion.

“Nostalgjia është e bukur, më duket sikur ka qenë dje që isha sportist këtu. Ndihem mirë plus ju e shihni vetë sa entuzjazëm ka, ndoshta edhe uri për të shiju Elbasanin e dikurshëm. Për mua është diçka familjare e them me plot gojën që unë këtu kthehem në shtëpi.”– tha Nevil Dede / trajner i AF Elbasani.

Dede është një nga lojtarët me shumë eksperiencë në futbollin shqiptarë ku I aktivizuar vetëm ems Tiranës dhe Elbasanit numëron 375 ndeshje, çka e bëjnë atë një njohës shumë të mirë të të mirave dhe vështirësive, sidomos kjo kategori e parë.

“Emrat e skuadrave në këtë kategori, janë pjesa bazike e historisë së futbollit shqiptarë. Kjo të intrigon, po nuk guxove nuk fiton në këtë Botë. Besoj se kam zgjedhur vendin e duhur, më mirë se kaq nuk besoj se do të gjej. Tani topi është tek fusha ime dhe më takon mua dhe çunave të shohim se çfarë do të bëjmë.”- tha Nevil Dede / trajner i AF Elbasani.


Top Channel

You may also like