Misioni rus në OSBE propagandon me fotografitë e luftës në Kosovë

by admin
Spread the love

Një fotografi e natës së vitit 2003 në Bagdad, ku shihej teksa digjej pas një sulmi raketor është shpërndarë në një postim në Twitter nga Misioni Rus në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ky tekst i referohej ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në luftën e vitit 1999 në Kosovë, teksa thuhej se “më 24 mars 1999, NATO-ja e udhëhequr nga ShBA filloi agresionin e paligjshëm dhe ta paprovokuar kundër Republikës Federale të atëhershme të Jugosllavisë, i cili zgjati 78 ditë”.

Por, pretendimet ruse i ka demantuar “Reuters”, ku e ka publikuar fotografinë për të cilën bëhet fjalë e thuhet se në fotografinë e “Getty shihet mbishkrimi ‘Zjarret brenda dhe rreth Këshillit të Ministrave të Saddam Husseinit gjatë valës së parë të sulmeve në fazën e operacionit Liria e Irakut më 21 mars 2003 në Bagdad, Irak’”, transmeton Klankosova.tv

Ndërsa, siç dihet botërisht, bombardimet e NATO- ndaj forcave serbe nga ShBA-të filluar më 1999 dhe kishin për qëllim ndaljen e vrasjes dhe dëbimit të civilëve shqiptarë në Kosovë nga ai që quhet ‘Kasapi i Ballkanit’, Slobodan Millosheviq.

You may also like