Mision vetëm fitorja, Kombëtarja rikthehet sot në sfidën ndaj Izraelit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rikthehet sërish në fushën e blertë Kombëtarja shqiptare me një mision të vetëm, vendin e parë në grup. Përballë do të ketë pengesën e parë, Izraelin dhe objektivi ësjtë i qartë, Edy Reja kërkon vetëm fitoren në këtë sfidë.

Ky është treni i fundit që Kombëtarja të ketë shanse për të marrë vendin e parë në grupin 2 të Ligës B. Sfida do të startojë në orën 20:45 ku jo vetëm Shqipëria, por edhe Izraeli ka të njëjtin objektiv si kuqezinjtë.

Në sfidën e sotme Edy Reja vjen me ndryshime të shumta në formacion, nisur që nga skema. Tekniku italian pritet të luajë me skemën 4-3-1-2 ku në portë do ta nisë Thomas Strakosha.

Mbrojtja do të përbëhet nga Balliu, Ismajli, Veseli dhe Hysaj. Në mesfushë Gjasula, Laçi dhe Abrashi do të vendosen përpara mbrojtjes, ndërsa pas sulmit do të jetë Nedim Bajrami.

Dyshja e sulmit do të përbëhet nga Armando Broja dhe Sokol Cikalleshi. /oversport.tv

You may also like