Miroslav Klose nis aventurën e tij si trajner, zyrtarizohet tek Altach në Austri

by admin
Spread the love

Pas problemeve shëndetëose që i shtynë fillimin e karrierës së tij të re në botën e futbollit, tashmë pritja ka përfunduar. Ish-sulmuesi gjerman, Miroslav Klose ka nisur zyrtarisht edhe karrierën e tij si trajner.

Miroslav Klose ka nënshkruar një kontratë me Altach në Austri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një komunikate në faqen e tyre zyrtare.

Klose merr kështu drejtimin e Altach që në sezonin e fundit u rendit në vendin e 10-të në kampionatin austriak. Klose pritej ta niste më herrët aventurën e tij si trajner, por së fundmi kaloi disa probleme shëndetësore që ia bënë të pamundur. /oversport.tv

Foto: SCR Altach, Twitter

You may also like