Miratohet ligji për emigracionin/ Britanikët në dilemë: A do të funksionojë për të ndaluar kalimet në La Mansh?

by admin
Spread the love

Është tjetër gjë të kesh një ligj, dhe tërësisht tjetër nëse ai është efektiv. Mesa duket, Ligji i ri drakonian i Emigracionit miratuar mbrëmë në Parlamentin britanik, do i japë kryeministrit Sunak dhe qeverisë së tij, një alibi në sytë e elektoratit se ne si qeveri po dëshmojmë vendosmërinë për ta luftuar emigracionin ilegal, edhe nëse drejtësia britanike ose ajo evropiane do të sfidojë aplikimin e saj.

Ligji i ri do i ndalojë kërkimin e azilit thuajse kujtdo që hyn në Britani me gomone ose pa pasur leje paraprake për të hyrë në ishull, duke i caktuar si “detyrim ligjor” Ministres së Brendshme ndalimi dhe dëbimin e këtyre njerëzve drejt një vendi të tretë të sigurt ose vendit të tyre të origjinës.

Me pak fjalë, drejt Ruandës, nëse do të kenë sukses pas rekurseve ligjore dhe drejt Shqipërisë, pas marrëveshjes së dhjetorit mes Ramës dhe Sunak për rikthimin e azilkërkuesve shqiptarë, pasi faktikisht Shqipëria është i vetmi vend momentalisht ku britanikët mund të deportojnë shqiptarët që kërkojnë azil në Britani, ku kanë kthyer deri më tani, sipas tyre, rreth 1000 nga 14 mijë që mbërritën vitin e kaluar. Sfida më e madhe e autoriteteve britanike të emigracionit, mbetet frenimi i kalimeve ilegale me gomone, të cilat edhe pse mesazhi tashme është i qartë, sërish azilkërkuesit vazhdojnë të vijnë edhe këto ditë. Afro 6 mijë syresh kanë mbërritur deri më sot për këtë vit.

Vështirësitë janë jo vetëm në ndalimin e tyre por mbi te gjitha akomodimin e dhjetëra mijëra azilkërkuesve që nuk i rikthen dot ende në vende si Afganistani, Irani, Iraku, Libia, Eritrea apo edhe Sudani së fundmi. Ndryshe nga viti i kaluar, sikurse raportohet zyrtarisht, shqiptarët nuk janë më numri më i madh i të ardhurve momentalisht, përkundrazi janë më të paktët.

Vendin e tyre  si kombësia më e madhe e zënë çuditërisht indianët, të cilët hynë lehtësisht pa viza nga nënkontineti aziatik në Serbi pa viza e më pas vazhdojnë drejt Britanisë, ish-vendit që ka qenë pushtues i Indisë, ish-koloni e Perandorisë, nga ku me origjine është edhe Ministrja e Brendshme Suela Braverman, dhe vetë Kryeministri Rishi Sunak. Por deri më sot, Braverman nuk po i quan publikisht indianët e ardhur me gomone përmes La Manshit, si “pushtues”, sikurse bëri me shqiptarët vitin e kaluar.


Top Channel

You may also like