Miratohet grupi i parë i marrëveshjeve për vitin 2023 në pajtim me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve

by admin
Spread the love

Qeveria sot mbajti edhe mbledhje tematike në të cilën është miratuar grupi i parë nga 82 marrëveshje në vitin 2023, në pajtim me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, ndërkaq ka edhe aplikime të tjera, të cilat janë në proces të evaluimit.

Këtë vit janë parashtruar numër rekord i aplikimeve nga 432 kompani për projekte të reja investuese, sipas njoftimit nga Kabineti i zëvendëskryeminsitrit të angazhaur për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investime.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, 82 kompanitë, për të cilat janë miratuar marrëveshje vitin e kaluar kanë hapur 233 vende të reja të punës, ndërsa deri në fund të cikleve investuese do të hapin 818 vende të reja të punës. Gjithashtu, këto kompani vitin e kalaur investuan 30.8 milionë euro, ndërsa deri në fund të cikleve investuese do të investojnë 67.5 milionë euro.

Në gjashtë vitet e miratimit të Ligjit për mbështetje financiare të ivestimeve, siç u konstatua në mbledhje, financiarisht janë mbështetur 630 kompani vendore, dhe ky numër këtë vit pritet të rrumbullakësohet në rreth 1.000 kompani vendore të cialt morën mbështetje financiare nga shteti. Kompanitë që marrin mbështetje nga shteti janë nga të gjitha rajonet planore. Ndërkaq, përkushtimi i Qeverisë për zhvillim të barabartë rajonal jep rezultate, sepse i motivon kompanitë të investojnë në të gjitha pjesët e shtetit.

E tërë kjo, siç është vlerësuar në mbledhjen e sotme qeveritare, është rezultat i përcaktimit të Qeverisë për raport partneriteti me kompanitë dhe krijim i kushteve reale për ekonomi të parashikueshme.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like