Miratimi i propozimit francez, Borell: Hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar pasi parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin francez.

Borrell shkruan se ky është një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

“Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar. Në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane.

Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, shkruan Borrel në Twitter.

You may also like