Mirante futet në histori: Sot kuptova çfarë force kemi

by admin
Spread the love



Get it on Google Play

Antonio Mirante (40 vjeç e 106 ditë) është lojtari i tretë kuqezi që luan një ndeshje të Serisë A kundër Juventusit pasi mbushi 40 vjeç në epokën e tri pikëve për fitore, pas Paolo Maldini (40v 318d) dhe Zlatan Ibrahimoviç (40v 112d). Pasi provoi shijen e fanellës së titullarit 2.5 vjet nga hera e fundit, portieri kuqezi deklaroi:

“Jam një person i qetë. Gjithmonë duhet të stërvitem mirë. Ka pak emocion, por më pas kur futesh në fushë thjesht shikon topin.

Jemi një ekip me energji dhe dëshirë të madhe. Sonte me 10 veta kuptova forcën e këtij grupi dhe kjo më jep shpresë për garat e radhës. Ky qëndrim dhe kjo dëshirë mund të bëjnë ndryshimin me kalimin e kohës.

PANORAMA SPORT 

You may also like