Miralem Pjanic mund të transferohet tek Interi, Marotta kontakton Barcelonën

by admin
Spread the love

Miralem Pjanic mund të rikthehet në Serie A, por këtë herë do të veshë fanellën e Interit. Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, mesfushori boshnjak kërkohet nga Beppe Marotta si lojtari që do të zëvendësojë Marcelo Brozovic.

Aktualisht Pjanic aktivizohet në Turqi me Besiktas, por në fundin e sezonit huazimi i tij përfundon dhe klubi turk nuk do ta blejë. Për këtë arsye, ai do të rikthehet te Barcelona, klubi që ka kartonin e lojtarit dhe që Marotta ka kërkuar më tepër informacione për mundësinë e këtij transferimi.

Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2024 dhe te Barcelona dëshirojnë ta largojnë sa më parë. Kështu, Interi kërkon të përfitojë nga kjo situatë. Në verë nga Milano pritet të largohen Arturo Vidal dhe Matias Vecino dhe pikërisht një prej këtyre vendeve do të zihet nga boshnjaku.

Megjithatë, bisedimet janë ende në fazë njohjeje për të zbuluar më shumë rreth mundësisë. Por Beppe Marotta do të provojë në çdo formë të ribashkohet me Pjanic, i cili shkëlqeu te Juventusi në kohën kur drejtor sportiv ishte pikërisht ai që tashmë është i Interit. /oversport.tv

Foto: Beşiktaş, Facebook

You may also like