Minutat shtesë makth në Premier League – Shqip

by admin
Spread the love

Tottenham përmbys Sheffield. Haaland udhëheq City, zhgënjen sërish United

Minutat e gjata të shtesave kanë dhuruar emocione, diskutime dhe spektakël në Premier Ligën angleze. Totenhem ishte ajo që përfitoi nga 12 minutat e akorduara nga gjyqtari i katërt, pasi në ato çaste arriti të kryente edhe përmbysjen e madhe ndaj Shefilld Junajtid. Londinezët po humbisnin 0-1 deri në minutën e 98-të të sfidës. Atëherë ndodhi gjithçka, me Riçarlison që barazoi fillimisht, ndërsa golin e epërsisë e shënoi Kulusevski.
Fitore që solli edhe tension, me sulmuesin e Shefilld, Mekbërni që u ndëshkua me karton të kuq.

Fitorja e katërt radhazi për të mbajtur hapin e Mançester Sityt. Kampionët në fuqi të Anglisë arritën të përmbysnin Uest Hem, 1-3, në një duel ku nuk mungoi i përhershmi, Erling Haland. Norvegjezi vulosi fatin e këtij 90 minutëshi, ndërsa sulmuesi ngjitet në kuotën e 7 rrjetave në 5 takimet e para. Zhgënjen sërish. Mançester Junajtid. “Djajtë e kuq” pësuan humbjen e tretë në 5 sfidat e para dhe të dytën radhazi, pasi nuk ia dolën të marrin pikë ndaj Brajton. Miqtë arritën të fitonin 3-1 për të shtuar vuajtjet e skuadrës së Erik ten Hag.

Klan News

 

TË NGJASHME

You may also like