Minnesota zhgënjen në ndeshjen kundër Charlotte – Shqip

by admin
Spread the love

Tre fitore të skuadrave vendase dhe pesë të atyre mysafire është epilogu i ndeshjeve të sotme në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

Befasia  e ndeshjeve të sotme ndodhi në ndeshjen mes  ekiueit Minnesota dhe Charlotte e  cila përfundoi me fitoren e  ekipit mysafirë me rezultatin 125-128 . Përkundë humbjes befasuese ekipi i Minnesota vazhdon kryesimin në Perëndim  cila përfundoi me rezultatin 125-128. Më efikas te vendasit në këtë ndeshje ishte Towns me 62 pikë, 8 kërcime e 2 asiste, ndërsa te skuadra  fituese më efikas ishin Bridges me  28 pikë e Milier me 27.

Në ndeshjen Philadelphia – San Antonio përfundoi me fitoren e vendasve 133-123. Në këtë ndeshje shkëlqeu basketbollisti Joel Embiid i cili realizoi 70 pikë e 18 kërcime

Detroit  para  tifozëve  vendas pësoi  nga Milwaukee me rezultatin 113-122  Antetokounmpo realizoi një “triple double”, me 31 pikë, 17 kërcime e 10 asist..

Dallas  pësoi nga  lideri  në Lindje  ekipi i Boston me rezultatin 110-119. Tatum me 39 pikë e Brown me 34 pikë ishin më efikas te ekipi fitues, ndërsa Doncic realizoi një “triple double” me 33 pikë, 18 kërcime e 13 asist për Dallasë.

Fitore të rëndësishme në transfertë korri Memphis, në përballen me  Toronton 108-100. Më efiikas ishte  Jackson me 27 pikë. nuk zhgënjen Cleveland, mundi Orlandomn  126-99  Më efikas ishin Mitchell-Merrill që së bashku  realizuan 51 pikë. Ndërsa Phoenix,mundi Çikagon 115-113  në në ndeshje dramatike  deri në sekondat e fundit të lojës. Kevin Durant, ishte më efikas me  43 pikëve.

Rezultatet e sotme:

Detroit – Milwaukee, 113-122

Orlando – Cleveland, 99-126

Philadelphia – San Antonio, 133-123

Toronto – Memphis, 100-108

Minnesota – Charlotte, 125-128

Dallas – Boston, 110-119

Phoenix – Chicago, 115-113

Sacramento – Atlanta, 122-107

You may also like