Minnesota kryeson Perëndimin, Boston Lindjen, zhgënjejnë Milwaukee e Miami – Shqip

by admin
Spread the love

Nëntë ndeshje të zhvilluara prej të cilave vendasit kanë shënuar 8 fitore, ndërsa mysafirët vetëm, ndërsa ndeshja Utah Jazz – Golden State. Është shtyrë, është ky epilogu i ndeshjeve të sotme në kampiponatin amerikan të basketbollit NBA ku skuadra e Boston ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes.

Sot Boston mundi San Antonion m e rezultatin bindës 118-97. Tatum ishte më efikas me 24 pikë të shënuara ndaj San Antonio. Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Lakers në përballjen me Dallas me rezultat 127-110. Me efikas te vendasit ishin Russell me 29 pikë, Davis 28 dhe James 25. Ndërsa te Dallas me efikas ishte Luka Donëiq me 33 pikë

Toronto, shënoi fitore në përballjen me Miamin 121-97. Trent me 28 pikë ishte më miri në këtë ndeshje .
Minnesota me fitoren në transfertë kundër Detroitit me rezultatin 124-117 sërish kryeson renditjen në Perëndim. Towns e Edwards realizuan nga 27 pikë secili për Minnesota, ndërsa Ivey realizoi 32 pikë për Detroit.
Fitore të thellë ka shënuar skuadra e Cleveland në përballjen me Milwaukee, 135-95. Niang me 33 pikë e Mitchell me 31 ishin më efikas te skuadra fituese . Fitore në sekondat e fundit korri Atlanta në përballjen me Orlandon 106-105. Muray me 26 pikë ishte më efikasi në këtë takim.
Perëndimin e kryeson Minnesota me 29 fitorte e 11 humbae e ndjekura nga Oklahoma me 27 fitore e 13 disfata, në Lindje kryeson Boston me 32 fitore e 9 disfata e ndjekur Milwaukee që ka 28 fitore e 13 disfata

NBA-Rezultatet e sotme
Detroit – Minnesota, 117-124
Atlanta – Orlando, 106-104
Boston – San Antonio, 117-98
Cleveland – Milwaukee, 135-95
Nju York – Houston, 109-94
Toronto – Miami, 121-97
Nju Orleans – Charlotte, 132-112
Lakers – Dallas, 127-110
Portland – Brooklyn, 105-103
Utah Jazz – Golden State, e shtyrë

You may also like