Ministrja Nagavci mburret me Raportin e Komisionit Evropian në arsim për vitin 2021

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka listuar disa të mira që janë identifikuar nga Komisioni Evropian për vitin 2021 në fushën e arsimit.

Nagavci ka përmendur rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve në arsim, financimin e qendrave mësimore për fëmijët e komuniteteve, si dhe transparencën në institucionet e arsimit të lartë si disa nga vlerësimet e Komisionit, njofton Klankosova.tv.

“Disa nga këto përmirësime pozitive janë rezultat i punës sonë  që kur e kemi marrë mandatin. Ashtu siç edhe jemi të vetëdijshëm, raporti konstaton se cilësia e arsimit mbetet e dobët dhe ka ende shumë punë për të bërë në fushën e arsimit. Megjithatë, ne mbesim të përkushtuar për të përmirësuar këto gjetje në planifikimet tona për vitin e ardhshëm”, ka shkruar Nagavci.

“Ne do të angazhohemi maksimalisht në përmirësimin e cilësisë në arsim në të gjitha nivelet dhe në mirëplanifikim e zbatim të reformave përmbajtësore e gjithëpërfshirëse”.

You may also like