Ministrja e Ramës Bora Muzhaqi nuk i ndal gafat: Ndjesë për diellin e tepruar

by admin
Spread the love

Kongresi i PS, ashtu si çdo gjë tjetër, ishte më shumë formë se përmbajtje, ku nëpër zona të ndryshme në Tiranë, ishin shpërndarë disa panele për të diskutuar për çështjet e ditës.

Por në pikun e vapës, të moshuarit që ishin detyruar të dilnin përballë ministrave të Edi Ramës, u torturuan duke dëgjuar propagandën boshe.

Sikur të mos mjaftonte kjo, u shfaq e zakonshmja Bora Muzhaqi, e njohur si Ministrja e gafave.

Teksa ishte duke folur në Kongresin e Partisë Socialiste gjatë paradites së sotme, Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, ka kërkuar ndjesë për diellin e tepërt.

Duket se Muzhaqi është bërë njësh me natyrën sot dhe në emër të diellit, ka kërkuar ndjesë se pse ndriçon aq fort në Tiranë.

Pas fjalës së saj, ajo ka deklaruar se të rinjtë kanë mësuar shumë sot.

“Do falenderoj shumë panelistët dhe ndjesë për diellin e tepruar po ia keni dalë më së miri. Besoj se të rinjtë sot kanë mësuar disa gjëra të reja”, deklaroi ajo.

You may also like