Ministrja e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka pret homologun e saj kinez Wang Ji

by admin
Spread the love

Shqipëria dhe Kina, shprehën vullnetin reciprok për zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike, tregtare, kulturore, por edhe diplomatike e politike.

Kjo u bë e ditur gjatë takimit mes Ministres së Jashtme shqiptare Olta Xhaçka dhe homologut të saj kinez Wang Ji, i ndodhur në Tiranë në kuadër të një turi rajonal.

Në fokus, sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme shqiptare, ka qenë bashkëpunimi ekonomik e kulturor, lufta kundër pandemisë dhe bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë, si dhe bashkëpunimi në kuadër të nismave rajonale, si Nisma 17 + 1 e Kinës, një platformë që synon zgjerimin e bashkëpunimit të saj me vende të Europës Lindore dhe Qendrore, por që shihet me shqetësim nga ekspertët për mungesën e transparencës dhe mënyrën se si kryhen investimet kineze.

Një vend të veçantë në bisedë, sipas njoftimit, ka zënë edhe shkëmbimi i mendimeve mbi bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, ku Shqipëria do të ulet për një mandat dy vjeçar, duke nisur që nga Janari i vitit të ardhshëm.

Të dy Ministrat – nënvizon deklarata e palës shqiptare – konfirmuan vullnetin e dyanshëm për të zhvilluar konsultime e për të bërë përpjekje të sinqerta, për të gjetur hapësira bashkëpunimi e mirëkuptimi.

You may also like